​Gjashtë qen në Belgjikë trajnohen me sukses për zbulimin e COVID-19 te njerëzit

Evropë

​Gjashtë qen në Belgjikë trajnohen me sukses për zbulimin e COVID-19 te njerëzit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustruese

Shkencëtarët belgë në Universitetin e Gentit kanë arritur të trajnojnë gjashtë qen për të zbuluar koronavirusin te njerëzit, tha mikrobiologu Chris Callewaert për shërbimin publik flaman VRT.

Rezultatet që qentë arrijnë në zbulimin e koronavirusit nga shqisa e nuhatjes, janë më të besueshme se sa rezultatet e një testi të shpejtë. Në rreth 95 për qind të rasteve, qentë zbuluan një person të infektuar me koronavirus.

Sipas mikrobiologut Callewaert, qentë janë alternativa perfekte ndaj testit të koronavirusit, me ndryshimin që qentë e trajnuar kundërCOVID-19 mund të testojnë një numër të madh njerëzish shumë shpejt dhe me çmim të ulët.

Njerëzit merren shtupa nën sqetulla, nga qafa ose krahu, pastaj shtupat merren në një dhomë të mbyllur që u ofrohet qenve, shpjegoi Callewaert.

Qentë mund të nuhasin erën unike të reagimit të sistemit imunitar të njeriut ndaj koronavirusit. Sistemi imunitar i njeriut i përgjigjet secilit virus me një kombinim specifik të molekulave. Kështu, reagimi imunitar i njeriut ndaj koronavirusit ka një erë tjetër nga reagimi ndaj virusit të gripit. Sipas Universitetit të Gentit, qentë mund të zbulojnë edhe llojet britanike, afrikano-jugore dhe braziliane.

“Megjithëse nuk dihet ende se ku do të përdoren qentë e stërvitur, apo nëse projekti i trajnimit të qenve do të vazhdojë në vendet e tjera, tashmë është e qartë se mundësitë e aplikimit janë shumë të mëdha, në aeroporte, por edhe në koncerte dhe festivale, shkolla dhe universitetet. në të gjitha vendet ku një numër i madh njerëzish mblidhen dhe ku ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit”, tha Callewaert.

Tani për tani, qentë ende duhet të testojnë mostrat e marra në ambiente të mbyllura, por plani është që t'i trajnojë më tej, në mënyrë që ata ta bëjnë atë lirisht midis njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat