Vatikani përjashton bekimin e martesave të së njëjtës gjini, pasi Zoti ‘nuk mund të bekojë mëkatin’

Evropë

Vatikani përjashton bekimin e martesave të së njëjtës gjini, pasi Zoti ‘nuk mund të bekojë mëkatin’

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:55
Papa Françesku

Vatikani vendosi të hënën që Kisha Katolike nuk mund të bekojë bashkimet e së njëjtës gjini me arsyetimin se Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”.

Sipas mediave të huaja, Zyra e Vatikanit, lëshoi vendimin në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetje nëse kleri katolik mund të bekojë “martesat homoseksuale”.

Dhe përgjigja, e cila erdhi në formën e një shpjegimi me dy faqe, botuar në shtatë gjuhë dhe aprovuar nga Papa Françesku, ishte “negative”.

Gjithsesi, Vatikani mendon se njerëzit homoseksualë duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

Mësimet katolike thonë se martesa, një bashkim i përjetshëm midis një burri dhe një gruaje, është pjesë e planit të Zotit dhe synon krijimin e një jete të re.

Andaj, meqenëse “martesat homoseksuale” nuk kanë për qëllim të jenë pjesë e këtij plani, ato nuk mund të bekohen nga kisha, tha dokumenti.

Ndryshe, në vitin 2003, e njëjta zyrë e Vatikanit lëshoi një dekret të ngjashëm duke thënë se respekti i kishës për njerëzit homoseksualë “nuk mund të çojë në asnjë mënyrë në miratimin e sjelljes homoseksuale ose në njohjen ligjore të bashkimeve homoseksuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat