Sepse ai shpërfilli vullnetin e tij: Erdogan shkarkon shefin tjetër të bankës qendrore

Evropë

Sepse ai shpërfilli vullnetin e tij: Erdogan shkarkon shefin tjetër të bankës qendrore

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:57
Recep Tayyip Erdogan

Për herë të dytë brenda pak muajsh, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi kreun e bankës qendrore.

Një vendim përkatës nga Erdogan u botua çuditërisht në gazetën zyrtare të Shtunën në mbrëmje. Nuk u dha asnjë arsye. Kreu i ri i bankës qendrore dhe pasardhës i të larguarit Naci Agbal do të jetë Sahap Kavcioglu, një ish-deputet i partisë në pushtet të Erdogan, nga rradhët e AKP.

Vetëm disa ditë më parë, banka qendrore turke rriti papritur normën bazë (kamatat ) - kundër vullnetit të presidentit - me dy pikë në 19 përqind. Agbal ishte përpjekur të fuste nën kontroll inflacionin e lartë me rritjen e normave të interesit dhe njoftoi vazhdimin e politikës monetare kufizuese. Shkalla vjetore e inflacionit u rrit në më shumë se 15 përqind në shkurt.

Erdogan përshkruan normën kryesore ( ngritjen e kamatave ) si "nëna e çdo të keqeje"

Ushqimi, në veçanti, po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë: çmimet e ushqimit u rritën me 18.4 përqind në bazë vjetore në shkurt. Kishte rritje drastike të çmimeve për ushqimet kryesore si vezët, buka, vaji i lulediellit dhe djathi. Erdogan është gjithashtu nën presionin e brendshëm politik dhe  pakënaqësi në rritje midis njerëzve është evidente.

Presidenti në mënyrë të përsëritur kërkon norma të ulëta interesi dhe shpesh përshkruan normën bazë si "nëna e çdo të keqe". Për këtë arsye, dyshimet për pavarësinë e bankës qendrore turke kishin lindur tashmë në të kaluarën. Paraardhësi i Agbal Murat Uysal mund të mbante postin vetëm pak më shumë se një vit dhe u zëvendësua në fillim të nëntorit. Pas pak, dhëndri i Erdoganit Berat Albayrak dha papritur dorëheqjen si ministër i financave.

Në Turqi u larguan kufizimet ndaj Koronavirusit

Erdogan njoftoi reformat ekonomike javën e kaluar. Ai premtoi, për shembull, përjashtime nga taksat dhe hua të lira për bizneset e vogla që janë veçanërisht të goditura nga pandemia  e koronës .

Në Turqi , e cila ka rreth 84 milion banorë, disa kufizime të vendosura për shkak të pandemisë u hoqën në fillim të Marsit. Në varësi të rajonit, restorantet dhe kafenetë u lejuan të rihapen në një masë të kufizuar. Ende ka orë policore në mbrëmje dhe të dielave. Numri ditor i infeksioneve aktualisht po rritet ndjeshëm përsëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi rreth 21,000 raste të reja të Shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat