Bora mbulon Zagrebin dhe pjesë tjera të Kroacisë

Evropë

Bora mbulon Zagrebin dhe pjesë tjera të Kroacisë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:50
Foto

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë, në Kroaci ka filluar të bie e borë – e qytetarët kur u zgjuan panë lagjet e tyre të mbuluara me të bardhë.

Pavarësisht se kemi hyrë në pranverë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm qytetarët e Zagrebit i priti një befasi – boa.a, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve lokalë, si rezultat i reshjeve të mëdha të borës, një pemë gjigante është shkulur dhe përfunduar mbi një veturë në Zagreb.

Por nuk është vetëm Zagrebi që është goditur nga moti i ligë, në Dalmaci temperaturat kanë rënë në minus 3 gradë celsius.

Pamjet amatore të filmuara nga qytetarët shfaqin reshjet e mëdha të borës në pjesë të ndryshme të Zagrebit, por edhe nëpër qytetet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat