Notre-Dame drejt lavdisë, rrugë e gjatë për të restauruar Katedralen e Parisit, dy vjet pas zjarrit

Evropë

Notre-Dame drejt lavdisë, rrugë e gjatë për të restauruar Katedralen e Parisit, dy vjet pas zjarrit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:56
Notre-Dame

Dy vjet pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të madhe të Katedrales Notre-Dame, ende mbetet shumë punë për rindërtimin e objektit kult për të gjithë botën.

Puna ka filluar në muajin janar, me forcimin e qemerëve të dobësuar me harqe prej druri të bëra me porosi.

Ndërsa spira u shemb dhe çatia u shkatërrua, përpjekjet e zjarrfikësve siguruan që ngrehina e madhe mesjetare të mbijetonte natën.

Ishte Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur objektivin pesë-vjeçar të restaurimit menjëherë pas zjarrit, që do të thotë se katedralja mund të vizitohej përsëri kur Parisi të mbajë Lojërat Olimpike të Verës 2024.

“Ne jemi në rrugën e kthimit të Katedrales drejt lavdisë së saj në 2024. Por ka ende shumë punë”, tha muajin e kaluar Jean-Louis Georgelin, ish gjenerali i zgjedhur nga Macron për të udhëhequr restaurimin.

Punimet e plota të restaurimit pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Deri më tani koha është shpenzuar për sigurimin e ndërtesës, duke përfshirë heqjen e 40,000 skelave të kalcifikuara në zjarr.

Autoritetet synojnë që të festojnë shërbimin e parë të plotë në Katedralen e restauruar në 15 Prill, 2024, megjithë vonesat e shkaktuara nga pandemia.

Pesë vjetë më parë, në mbrëmjen e 15 Prillit 2019, Franca dhe bota u tmerruan nga flakët që shkatërronin katedralen Notre-Dame në Paris, nga frika se historia e trashëgimisë mund të humbte për njerëzimin përgjithmonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat