Turqia kaplohet nga virusi, shënon përsëri rekord të rasteve ditore

Evropë

Turqia kaplohet nga virusi, shënon përsëri rekord të rasteve ditore

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:58
Erdogan

Turqia regjistroi shifër rekorde prej mbi 62.000 rasteve të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i infeksioneve për një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se u shënuan 62.797 raste, përfshirë 2.802 raste me simptoma, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në mbi katër milionë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 279 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 34.734, shkruan Anadolu.

Mbi 55 mijë pacientë u shëruan nga Covid-19 në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në rreth 3.5 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sa i përket programit të vaksinimit, mbi 11.6 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë mbi 7.7 milionë njerëz.

Për shkak të shtimit të rasteve, Turqia ka vendosur orë policore gjatë fundjavës dhe masa tjera kufizuese në zonat me rrezikshmëri të lartë, përpos masave të posaçme që do të vlejnë gjatë Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat