Ishte në tren me djalin/Prezantuesja televizive u rrah nga i panjohuri

Evropë

Ishte në tren me djalin/Prezantuesja televizive u rrah nga i panjohuri

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:21
Anastasia Lugovaya

Prezantuesja  televizive Anastasia Lugovaya e emisionit “Inter” ka rikujtuar në rrjetet sociale sulmin brutal nga Vitaly Rudzko në tren me të birin. Sulmuesi që rrahu prezantuesen televizive dhe tentoi ta përdhunonte në tren, ka vdekur së fundmi në burg.  Anastasia ka ndarë së fundmi disa foto në facebook nga dita e sulmit.

Anastasia Lugovaya, ishte duke udhëtuar nga Mariupol drejt Kyiv në trenin e natës me djalin e saj të vogël, kur ndodhi incidenti më 1 gusht 2020.

Sulmuesi Vitaly Rudzko, i veshur vetëm në të mbathura, hyri në kabinen e saj private duke e rrahur, e tentuar të mbyste Anastasian. Djali i saj nisi të ulërinte, dhe ajo bindi Rudzko që ta çonte në një pjesë tjetër të trenit.

“Dëgjova djalin tim që qante, dhe mendova se ishte një mundesi për të shpëtuar. I thashë atij se duhet të ndaloja djalin që qante sepse mund të zgjonte të gjithë trenin. Ai pranoi por tha se do të kthehej përsëri. Unë u largova duke vrapuar nga vagoni, mora djalin dhe të dy vrapuam zbathur për të kërkuar ndihmë,”- shkruante Anastasia.

“Shkova menjëherë te fatorinoja. Ajo po flinte dhe nuk e hapte derën. Trokita në dyert te të gjithëve. Shkova të fatorinoja e vagonit tjetër, por më në fund më shpëtoi një burrë,”- shton ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat