Papa Françesku mbështet presidentin Biden për pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit

Evropë

Papa Françesku mbështet presidentin Biden për pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:23
Papa Françesku

Papa Françesku sot bëri thirrje për ndërprerje të përkohshme, në lidhje me vaksinën e koronavirusit,  për shkak të së drejtës së autorësisë.

Papa deklaron: "Natyra dhe njeriu duhet të jenë të bashkuar. Zoti dhe Krijuesi ka ngulitur në zemrat tona një frymë të re dhe bujare, për të braktisur individualizmin tonë dhe për të promovuar të mirat e përditshmërisë. Një frymë drejtësie që do të na mobilizojë për të arritur qasjen  universale të vaksinës dhe ndërprerjen e përkohshme të së drejtës së autorit. Një frymë e bashkuar, e cila do të na lejojë të krijojmë një model tjetër ekonomik, më të drejtë, të qëndrueshëm, që përqafon të gjithë njerëzit."

Kujtojmë se presidenti Joe Biden ka deklaruar të mërkurën se mbështet pezullimin e patentës për vaksinat kundër covid-19, duke iu përgjigjur presionit në rritje nga ligjvënësve demokratë dhe mbi 100 vendeve të tjera, por nga ana tjetër duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Aksionet e disa kompanive farmaceutikepësuan rënie  pas njoftimit të Biden. Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave janë kompanitë amerikane, ModernaInc dhe PfizerInc. Masa e presidentit Biden është përshëndetur gjithashtu edhe nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, TedrosAdhanomGhebreyesus, i cili e quajti atë një “Moment monumental në luftën kundër covid-19” në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat