Momenti i aksidentit/ Trajleri përplas gruan në bagazhin e makinës së saj

Evropë

Momenti i aksidentit/ Trajleri përplas gruan në bagazhin e makinës së saj

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:33
Aksidenti i papritur ka ndodhur para një supermarketi në Leçe të Italisë

Një aksident i papritur ka ndodhur para një supermarketi në Leçe të Italisë.

Një kamion i madh mallrash papritur bëri një lëzivje mbrapa duke futur një grua në bagazhin e makinës së saj.

Aksidenti, i cili mund të kishte pasoja tragjike, ndodhi rreth orës 11.40 të mëngjesit të së premtes para një supermarketi.

Në një video të bërë nga kamerat e mbikëqyrjes, kamioni mund të shihet duke ecur mbrapa dhe duke përplasur një makinë të parkuar.

Por pikërisht në atë moment shoferja e makinës ishte duke hapur bagazhin kur u godit nga kamioni i cili e përplasi aq fort sa gruaja përfundoi brenda në bagazh.

Shoferi i kamionit, një punonjës i një kompanie transporti nuk e vuri re praninë e makinës dhe gruas që ishte atje dhe pa parë fare mbrapa e përplasi gruan. Menjëherë, njerëzit e pranishëm ndihmuan gruan që mbeti e bllokuar në bagazh derisa ajo u dërgua në spital ku mori ndihmën e duhur mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë pamjet:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat