Erdogan i kërkon Papës të ndihmojë në çështjen e palestinezëve

Evropë

Erdogan i kërkon Papës të ndihmojë në çështjen e palestinezëve

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:15
Papa Françesku dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës për të miratuar sanksione kundër Izraelit për "masakrën" e tij ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gaza dhe telefonata midis Erdoganit dhe Papa Françeskut u zhvillua në këtë vijë.

Erdogan i tha Papa Françeskut se "palestinezët do të vazhdojnë t'i nënshtrohen një masakre nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Izraelin me sanksione", tha presidenca turke.

Sipas Turqisë, mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare".

Të dielën, Papa Françesku, tha se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte "e tmerrshme dhe e papranueshme".

Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit.

Ai i tha Papës se "i gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër" Izraelit.

Në përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të mundshme ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bisedoi me homologun e tij britanik, Dominic Raab.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat