COVID-19 në Itali, 2 mijë e 436 të infektuar dhe 57 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Itali, 2 mijë e 436 të infektuar dhe 57 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 2.436 të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 57 qytetarë.

Në të gjitha spitalet e territorit italian, aktualisht, ndodhen të shtruar 7.200 pacientë, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen rreth 800 qytetarë të shtruar, nënvizojnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat