​Biden: Putin e di se SHBA ka "aftësi të konsiderueshme kibernetike"

Evropë

​Biden: Putin e di se SHBA ka "aftësi të konsiderueshme kibernetike"

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:05
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e quajti "pozitiv" tonin e takimeve të tij me homologun rus Vladimir Putin sot në Gjenevë.

Në një konferencë për media në Gjenevë, Biden e pranoi se megjithatë kishte mos pajtime ndërmjet dy liderëve, por nuk kishte “veprime të ashpra”.

"Duhet t'ju them, toni i gjithë takimit, mendoj se ishte gjithsej katër orë, ishte i mirë. Pozitiv. Nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim i ashpër. Ku ne nuk pajtoheshim, unë nuk isha dakord, unë tregoja se për çfarë bëhej fjalë. Atje ku ai nuk ishte dakord, ai e bënte të qartë atë, por nuk u bë në një atmosferë hiperbolike," tha Biden.

Biden ka bërë të ditur se në takim me Putin i ka thënë këtij të fundit se SHBA ka "aftësi të konsiderueshme kibernetike" dhe do t'i përgjigjej sulmeve të mëtejshme kibernetike.

"Ai e di atë. Ai nuk e di saktësisht se çfarë është, por ai e di se është domethënëse. Nëse në fakt ato shkelin normat e tij themelore, ne do të përgjigjemi. Parimi është një gjë, ai duhet të mbështetet nga praktika. Vendet përgjegjëse duhet të marrin masa kundër kriminelëve që kryejnë veprimtari të ransomware në territorin e tyre”, tha Biden.

Ndryshe, Putin në konferencën para Biden në Gjenevë, tha se Uashingtoni dhe Moska do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike, duke shtuar se shumica e sulmeve kibernetike ndaj Rusisë erdhën nga Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat