Franca lehtëson kufizimet, heq maskat dhe orën policore

Evropë

Franca lehtëson kufizimet, heq maskat dhe orën policore

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 07:27
Foto

Franca ka lehtësuar masat kufizuese të cilët ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Duke u nisur që nga dita e nesërme Franca do të shfuqizojë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, si dhe do hiqet ora policore.

Lehtësimi i masave u njoftuan nga Kryeministri Jean Castex, i cili bëri me dije  shtetrrethimi gjatë natës do të hiqet nga e diela, dhjetë ditë më herët sesa ishte planifikuar.

Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3,900 raste me koronavirus në ditë. Mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Franca ka regjistruar gjithsej 110,563 viktima nga koronavirusi , një nga shifrat më të larta në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat