Shënohen 469 raste të reja me COVID dhe 20 viktima në Greqi

Evropë

Shënohen 469 raste të reja me COVID dhe 20 viktima në Greqi

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 469 raste të reja me COVID, prej të cilave 252 në Atikë, 66 në Athinë dhe 38 në Selanik.

20 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 12,514.

Aktualisht numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 307.

Mosha mesatare e tyre është 67. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 63 pacientë të rinj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat