Pamje drithëruese / Momenti kur piloti grek që vrau gruan e tij mbërrin në prokurori

Evropë

Pamje drithëruese / Momenti kur piloti grek që vrau gruan e tij mbërrin në prokurori

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet nga mbërritja e pilotit grek në prokurori, pasi pranoi se ngjarjen e frikshme ku mbeti e vdekur gruaja e tij, 20 vjeçare e kishte inskenuar ai dhe jo një grup shqiptarësh siç pati deklaruar në ato çfarë kishte thënë më parë.

Në mbërritjen e tij në prokurori, shihet i rrethuar nga forca të shumta policie dhe ajo çfarë bie në sy është fakti që ka veshur një jelek të bardhë antiplumb.

Ndërkohë qytetarët e pranishëm aty kanë nxjerrë aparatet telefonike për të filmuar momentin e mbërritjes së tij në prokurori.

Babis Anagnostopulos në mënyrë të bujshme pranoi se ai e mbyti 20-vjeçaren deri në vdekje pasi prova të reja dolën në dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat