Italia rimerr thesarin, transportohen nga Belgjika 782 objekte arkeologjike me vlerë 11 mln euro

Evropë

Italia rimerr thesarin, transportohen nga Belgjika 782 objekte arkeologjike me vlerë 11 mln euro

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Italia rekuperoi nga Belgjika një thesar  arkeologjik me vlerë 11 milionë euro. Autoritetet italiane të Komandës së Policisë Italiane për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore kanë riadhesuar nga Belgjika 782 objekte arkeologjike të konsideruara si thesar historik kombëtar. Mësohet se kjo pasuri ishte nën administrimin e një koleksionisti, por të cilit iu morën objektet pas hetimeve disavjeçare.

Një thesar historik, me vlerë 11 milionë euro, është rikthyer në Itali.

Bëhet fjalë për 782 objekte arkeologjike të rekuperuara nga Belgjika pas një hetimi në bashkëpunim me Eurojust, Interpol e koordinuar nga Prokuroria e Foggias e autoritetet e drejtësisë italiane, belge e zvicerane e ato policore, dhe nën urdhërin e OEI, Organizimi Europian për rekuperimin e pasurive arkeologjike.

Hetimet për këtë rast nisën që në vitin 2017 dhe zbardhën ekzistencën e objekteve arkeologjike italiane në zotërim të një koleksionisti arti, mjaft i njohur belg, me banim në provincën e Anversas.

Objektet arkeologjike i përkasin periudhës VI p.es, të cilat ishin marrë ilegalisht nga rajoni i Puglias, në jug të Italisë.

Koleksionisti bleg rezulton të ketë qenë një nga pjesëmarrësit e një konference ndërkombëtare të organizuar vite më parë në Taranto të Puglias, mbi artin e popujve italikë.

Komanda e Policisë Italiane për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore informon se është thesari më i madh i rekuperuar në nivel kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat