Të nervozuar për shkak të zgjatjes së masave anti-COVID, përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Londër

Evropë

Të nervozuar për shkak të zgjatjes së masave anti-COVID, përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Londër

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:26
Foto

Policia në Londër është përleshur me demonstruesit para parlamentit britanik, që ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësinë për shkak të vendimit të qeverisë që të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm, sa i përket masave kufizuese të vëna si preventivë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen policët me shufra gome në duar, duke u kërkuar demonstruesve që të shpërndahen – derisa në prapavijë dëgjohen sirenat e veturave të shumta të policisë.

Demonstruesit përlesheshin me policinë, të mbledhur para Downing Street mbanin megafonë për të protestuar kundër vendimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, që ka vendosur të zgjasë masat e izolimit deri më 19 korrik.

Demonstrata shpërtheu në momentin, kur në Britani të Madhe vetëm brenda një ditë janë regjistruar 10.633 raste të reja me coronavirus dhe 5 tjerë që kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat