Rriten sërish infektimet me Covid në Evropë, Britania shënon rekord

Evropë

Rriten sërish infektimet me Covid në Evropë, Britania shënon rekord

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Kanë pësuar sërish rritje infektimet me Covid në botë, të ndikuara edhe nga përhapja e variantit Delta. Britania e Madhe vendosi një tjetër rekord të gjashtë muajve të fundit, teksa në 24 orët e fundit regjistroi mbi 42 mijë të infektuar të tjerë. Po pavarësisht rasteve të reja, fatalitetet mbeten në shifra të ulëta. Ajo që po përballet me një numër të lartë viktimash është Rusia, e cila raportoi për 786 vdekje, shifra e dytë më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Duket se hapja dhe heqja e kufizimeve ka bërë që edhe Spanja të përballet me shifra në rritje të të infektuarve, teksa raportoi rreth 27 mijë raste të reja në 24 orët e fundit. Italia gjithashtu vijon të ketë rritje të infektimeve, pasi shënoi mbi 2100 raste të reja. Shumë prej vendeve europiane, përfshi Francën, Greqinë apo edhe Italinë po shikojnë mundësinë e forcimit të masave, duke bërë të detyrueshme edhe vaksinimin për stafin mjekësor dhe ato të shtëpive të të moshuarve.

Gjithashtu këto vende kanë parashikuar të bëjnë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit për hyrjen në bare, restorante e aktivitete të tjera publike.

Ndërkohë që në botë, Brazili dhe Indonezia janë dy vendet që po përballen për momentin me situatën më të vështirë pandemike duke shënuar një numër të lartë si viktimash ashtu edhe infektimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat