Pas 17 vitesh punime, përfundon ndërtesa më e lartë në Europë

Evropë

Pas 17 vitesh punime, përfundon ndërtesa më e lartë në Europë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:08
Ndërtesa më e lartë në Europë

Disa e shohin me sy grotesk, për të tjerët, është një hap kryesor në rrugën e transformimit të Benidorm në Miami të Mesdheut.

Pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, rrokaqielli gjigant Intempo më në fund ka përfunduar. 187 metra, kjo është ndërtesa më e lartë e apartamenteve në Bashkimin Evropian. Kullat e saj binjake gjithashtu zoterojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë,  me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Rrokaqiejt e resortit Costa Blanca mund të rivalizojnë me ato të Manhattanit ose Hong Kongut, me mbi 25 kate më të larta, Intempo i lë të gjitha në hije me 47 kate më shumë.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë €. Diku tjetër në ndërtes çmimet fillojnë nga 257,000 €. Dhe duhet thënë se të gjitha apartamentet janë të shitura.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat