E rëndë në Greqi, një prift gjendet i djegur në makinën e tij

Evropë

E rëndë në Greqi, një prift gjendet i djegur në makinën e tij

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një prift është gjetur i djegur brenda makinës së tij. Ngjarja tragjike u regjistruar pasditen e kësaj të diele në Kiliomodi të Korintit.

62-vjeçari sipas policisë u gjet në timonin e makinë se tij, ku për një arsye ende të panjohur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Më pas makina e tij dyshohet se ka marrë flakë  duke e djegur brenda edhe priftin e fshati Almyri.

Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat