Grevë në aeroportet italiane, anulohen disa fluturime

Evropë

Grevë në aeroportet italiane, anulohen disa fluturime

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Kontrollorët e trafikut ajror italian janë në një grevë të përgjithshme këtë të hënë nga ora 10:00 deri në 20:00 ndaj fluturime të shumta nga dhe për në Itali janë anuluar. 

Kjo situatë ka ndikuar që edhe disa fluturime drejt Shqipërisë nga Pescara, Ancona, Treviso, Bergamo, Roma të anulohen. Nuk dihet nëse do të realizohen udhëtimet e tjera drejt Italisë të planifikuara gjatë pasdites.

Për të zgjidhur shqetësimin e pasagjerëve, kompanite ajrore kanë aktivizuar një plan të jashtëzakonshëm që parashikon përdorimin e aeroplanëve më të mëdhenj në linjat e brendshme dhe ndërkombëtare, me synimin për të ndihmuar udhëtarët e përfshirë në këto anulime të shfrytëzojnë fluturimet e para në dispozicion në vijim kur greva e kontrollorëve të ndërpritet.

Të gjithë udhëtarët që kanë blerë një biletë për të fluturuar më 26 Korrik nga ora 10:00 deri në ora 20:00 duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre, para se të shkojnë në aeroport duke kontaktuar kompaninë ajrore ose agjencinë e udhëtimit ku e kanë blerë biletën. Ata do të jenë në gjendje të ndryshojnë rezervimin e tyre ose të kërkojnë rimbursimin e biletës pa asnjë gjobë deri më 9 Gusht 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat