Shpërthimi i zjarreve, ka të lënduar në Turqi

Evropë

Shpërthimi i zjarreve, ka të lënduar në Turqi

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:52
Turqi

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr pyjor ka shpërther shumë pranë zonave të populluara.

Ky zjarr është shkaktuar nga erërat e forta pranë qytetit bregdetar mesdhetar të Manavgat, duke shkatërruar shtëpitë në rrethin Kalemler.

Tre persona raportohet të jenë shtruar në spital me djegie ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Forcat turke të sigurisë kanë ndihmuar që banorët e katër lagjeve të largohen nga vatra e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit  dhe qindra punonjës të pyjeve të ndihmuar nga helikopterët, po punojnë gjithashtu për të luftuar flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat