Historia prekëse: 25-vjeçari ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm, derisa u gjet i vdekur

Evropë

Historia prekëse: 25-vjeçari ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm, derisa u gjet i vdekur

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:30
Sahin Akdemir

Ndërsa flakët e mëdha kanë pushtuar 8 provinca të Turqisë prej më shumë se 48 orësh dhe e kanë bërë situatën alarmante, një hero fatkeqësisht humbi jetën.

Sahin Akdemir, 25 vjeçari nga Marmaris është njëri nga viktimat që humbi jetën nga flakët.

Ai kishte ndihmuar vullnetarisht ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarret, mirëpo s’ia doli të jetonte dot.

Image

Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje të gjithëve që ata të ndihmoheshin.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale mund të dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia. Në zërin përgjërues të fermerit dëgjoheshin lutjet e tij për kafshët.

Image

Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona, Osman dhe Sehri Kardas, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.

Në një rrëfim për CNN Turk i biri rrëfen mes lotëve se i ati e kishte marrë në telefon për t’i thënë se shtëpia ishte rrethuar nga flakët dhe kishte nevojë për ndihmë.

Image

“Biri im nxito”, ishin fjalët e fundit që dëgjoi ai nga babai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat