Gratë, viktima të burrave/ Shqetësimi në Greqi, 6 vrasje në 7 muaj. 118 në 6 vitet e fundit

Evropë

Gratë, viktima të burrave/ Shqetësimi në Greqi, 6 vrasje në 7 muaj. 118 në 6 vitet e fundit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Vrasja e 31-vjeçares shqiptare, Anisa Shehu, para dy ditësh në lagjen Dhafni të Athinës, nga bashkëshorti i saj, është rasti i gjashtë brenda shtatë muajsh, kur në Greqi një grua vritet nga vetë shoku i saj i jetës.

Janë gjashtë gra që ranë viktima të partnerëve, burrave ose ish-bashkëshortëve dhe në shumicën e këtyre rasteve xhelozia, sipas tyre, ishte ajo që i armatosi autorët për të kryer një vrasje.

Autorët që pretendojnë se nuk e kishin planifikuar krimin, qe i referohen “ores se keqe” apo që pretendojnë se nuk mbajnë mend saktësisht se çfarë ndodhi në momentin e vrasjes.

Në të gjitha rastet, sipas tyre, përgjegjësinë e kanë ato, gratë e tyre, ndërsa ata vetë, u verbuan nga xhelozia, apo arsye të tjera, madje shumica pas aktit kriminal iu referuan problemeve psikologjike për t’u trajtuar më mirë në burg, megjithëse nuk ishin trajtuar më parë në një institucion psikiatrik.

Vrasjet e këtij viti kanë filluar në 17 janar në Kretë, ku një 54-vjeçare u gjet e vdekur në një pellg gjaku,e qëlluar 14 herë nga bashkëshorti i saj, një 48-vjeçar nga Norvegjia.

Ne 5 Prill 28 vjecarja Konstandina dhe vëllai i saj ne një fshat pranë Volosit gjejnë vdekjen nga ish bashkëshorti i saj 31 vjeç.

Ne 11 maj Greqia tronditet me vrasjen e 20 vjecares Karolain, pranë foshnjës 11 muajshe, por opinioni public shokohet me tepër 37 dite me pas kur zbulohet se autori është vete bashkëshorti i saj.

Ne 3 qershor nje 64 vjecare bie e vdekur ne nje fshat pranë Athinës pasi ish bashkëshorti i saj 75 vjec e qëllon barbarisht ne koke.

Ne 16 korrik pas nje sherri banal një 30 vjeçar pasi ushtron dhune ne fillim, e hedh nga shkëmbinjtë dhe me pas ne det shoqen e vet vetëm 26 vjec ne ishullin Folegandros te Egjeut.

Sipas te dhënave te kriminalistikes ne Greqi janë regjistruar 118 vrasje grash ne 6 viteve e fundit, me shume se gjysma e tyre nga bashkëshortet, ndërsa shqetësues është fakti se prej fillimit te pandemisë ka një rritje te jashtëzakonshme te dhunës brenda familjes, me rastin e orëve te fundit kur një 47 vjecar grek ne ishullin e Rodosit është përpjekur te vrase me thike gruan e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat