Vala e të nxehtit, Greqia urdhër për ndalimin e punës në sektorët e rrezikuar në orët e drekës

Evropë

Vala e të nxehtit, Greqia urdhër për ndalimin e punës në sektorët e rrezikuar në orët e drekës

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Nisur nga temperaturat e larta të parashikuara për ditën e sotme, Ministria e Punës në Greqi ka njoftuar masa mbrojtës për punonjësit.

Dy qarkoret e shpërndara sot, parashikojnë pezullim të punës për grupet e cenueshme nga orari i pikut, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Ministria i bën thirrje punëdhënësve të marrin masat e nevojshme teknike dhe organizative për ndërprerjen e punës në këtë orar.

Greqia prej disa ditësh është goditur nga një mot i nxehtë që ka sjellë edhe zjarre në disa zona të ndryshme të vendit. Kjo valë parashikohet të zgjasë deri të premten për t’u pasuan më pas nga ulja e temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat