Italia në zjarr/ Zjarrfikësit italianë luftojnë me flakët në Sicili dhe Bregun Adriatik

Evropë

Italia në zjarr/ Zjarrfikësit italianë luftojnë me flakët në Sicili dhe Bregun Adriatik

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:16
Foto

Zjarrfikësit në Itali po luftojnë me zjarret pasi flakët arritën në qytetin e Catania.

Të Premten vonë, rreth 150 njerëz u bllokuan në dy zona bregdetare në Catania, para se të evakuoheshin përfundimisht nga deti, ku u morën me gomone dhe u transferuan në anijet e Rojës Bregdetare.

Zjarret gjithashtu detyruan mbylljen e përkohshme të aeroportit të rajonit, si pjesë e një procedure për t’i dhënë përparësi misioneve të shpëtimit ajror dhe shuarjes së zjarrit.

Zjarret goditën zonën e qytetit port, duke shkatërruar vendpushimin La Capannina, ku imazhet treguan karrige plazhi dhe çadra të djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat