Francë, shënohen mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19

Evropë

Francë, shënohen mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 06:29
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 18.249 raste të reja me Covid-19, shifër kjo e cila është niveli më i ulët i rasteve ditore të regjistruara që nga muaji korrik e deri më tani.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 18.249 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.711.268 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 arriti në 114.083.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 11.162 persona, prej të cilëve 2.270 në kujdesin intensiv.

Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për Covid në 7 ditët e fundit ka qëndruar në 3 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat