Rekord të vdekurish nga COVID-19 në Britani

Evropë

Rekord të vdekurish nga COVID-19 në Britani

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:21
Britani

Numri i të vdekurve në Britani të Madhe si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 207, për herë të parë brenda gjashtë muajve të fundit.

Ky është numri më i madh i rasteve me fatalitet, që nga 9 marsi i këtij viti, kur numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit kishte shkuar në 231.

Edhe numri i rasteve ditore pozitive ka shkuar në 35,693 vetëm në 24 orët e fundit.

Që nga muaji qershor, në Britani janë paraqitur 20,000 raste ditore pozitive me COVID-19.

Kjo rritje e numrit të të vdekurve dhe rasteve të reja me koronavirus po ndodh vaksinimi atje ku është zhvilluar më shpejt se në pothuajse çdo vend të botës.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat në këtë shtet ka shkuar në 42,790,585 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat