Ka menduar të jap dorëheqjen nga Selia e Shenjtë? Reagon për herë të parë Papa Françesku

Evropë

Ka menduar të jap dorëheqjen nga Selia e Shenjtë? Reagon për herë të parë Papa Françesku

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:44
Papa Françesku

Papa Françesku ka mohuar të ketë menduar për të dhënë dorëheqjen.

Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri.

“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin. Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen! As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq,”- tha ai duke bërë të qartë se nuk do të dorëhiqet.

Vetëm para një jave, mediat italiane shkruain se Papa Françesku po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, pasi ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat