Zjarrin e madh në Spanjë nuk kanë mundur ta shuajnë as dhjetëra aeroplanë

Evropë

Zjarrin e madh në Spanjë nuk kanë mundur ta shuajnë as dhjetëra aeroplanë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 07:59
Andaluzi

Zjarrin e madh në juglindje të Spanjës nuk kanë mundur ta shuajnë as dhjetëra aeroplanë teksa zjarrfikësit kanë thënë se zjarri po shtrihet si një “përbindësh i uritur”.

Zjarrfikësit e rajonit të Andaluzisë janë tërhequr për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe erërave që kanë ndihmuar në zgjerimin e zjarreve. Kanë thënë se shuarja e zjarrit tani do të vazhdojë vetëm me ujin nga aeroplanët. Erërat e fuqishme dhe temperaturat deri në 30 gradë celsius kanë krijuar tym në formë reje që nxit edhe shkarkime vetëtimash.

Zjarri ka djegur më shumë se 3 mijë e 600 hektarë pyje dhe ka detyruar evakuimin e 1 mijë personave. Qindra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit dhe largimin e materialeve të rrezikshme në Malaga. Zjarri ka nisur të mërkurën, por deri të shtunën për shkak të erërave të forta ka ndërruar drejtim.

Një zjarrfikës 44-vjeçar ka humbur jetën teksa po tentonte të shuante një pjesë të madhe të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat