I plagosi pesë njerëz në një resort italian, arrestohet refugjati somalez

Evropë

I plagosi pesë njerëz në një resort italian, arrestohet refugjati somalez

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një azilkërkues somalez u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se theri me thikë katër gra dhe një fëmijë gjashtëvjeçar në qytetin turistik të Riminit në Itali të shtunën në mbrëmje, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Hetuesit për momentin janë duke e përjashtuar mundësinë e terrorizmit si motiv për ngjarjen.

Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, e quajti incidentin “jashtëzakonisht serioz” dhe tha se do të ishte në Rimini të hënën për të marrë pjesë në një takim të sigurisë.

Burri somalez, 26 vjeç, kishte qenë në Itali për disa muaj dhe kishte aplikuar për statusin e refugjatit. Ai kishte qenë në Evropë që nga viti 2015 dhe tashmë kishte aplikuar për statusin e refugjatit në Danimarkë, Suedi, Gjermani dhe Holandë, tha ANSA, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat