Tentoi të djegë me acid një grua, 57-vjeçari i befason të gjithë me deklaratën që bëri në polici

Evropë

Tentoi të djegë me acid një grua, 57-vjeçari i befason të gjithë me deklaratën që bëri në polici

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar në Greqi me probleme serioze të shëndetit mendor ka sulmuar dhe pas ka tentuar të djegë me acid një 63-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të hënës jashtë spitalit Shtetëror të Nisë.

Autori i tha policisë se ajo u përpoq ta përdhunonte. Në fillim ai deklaroi se e dëmtuara ishte vjehrra e tij dhe më pas ndryshoi version.

63-vjeçarja pësoi plagë të lehta nga sulmi dhe u dërgua në spitalin e Atikës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ajo i tha policisë se nuk i di arsyet e këtij sulmi të frikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat