Kandidati i CDU-së për kancelar palos gabim fletën e votimit, rrezikon të anulohet

Evropë

Kandidati i CDU-së për kancelar palos gabim fletën e votimit, rrezikon të anulohet

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:06
Shenjat ‘x’ në fletën e tij të votimit ishin të dukshme dhe sipas mediave vota e tij rrezikon të anulohet

Kandidati i CDU-së Armin Laschet i mbyll këto zgjedhje me një tjetër gafë çka shumë kritikë menjëherë e cilësuan një autogol të politikanit.

Laschet ka palosur në mënyrë të gabuar fletën e votimit ku duket qartë që 60-vjeçari ka votuar për CDU.

Laschet, i cili shkoi për të votuar së bashku me gruan e tij, bëri një foto për mediat ndërsa votonte siç është traditë për kandidatët.

Shenjat ‘x’ në fletën e tij të votimit ishin të dukshme dhe sipas mediave vota e tij rrezikon të anulohet.

Më herët 60-vjeçari u kryqëzua për një tjetër gafë, pasi u filmua duke qeshur gjatë një vizite në një nga qytetet e goditura nga përmbytjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat