Avioni përplaset me një ndërtesë në Milano, asnjë i mbijetuar - pamjet LIVE

Evropë

Avioni përplaset me një ndërtesë në Milano, asnjë i mbijetuar - pamjet LIVE

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:30
Milano

Një avion i vogël është përplasur me një ndërtesë në Milano jo shumë larg stacionit të metrosë duke shkaktuar edhe zjarr.

Sipas raportimeve deri tani flitet se gjashtë persona kanë qenë në bordin e avionit, ku për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga ta.

Alarmi në Areu (Agjensinë Rajonale të Emergjencave në Lombardi) ka mbërritur rreth orës 13:00 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policë dhe zjarrfikës.

Ndërtesa ku është përplasur avioni ishte duke u rikonstruktuar dhe për këtë arsye asnjë person nuk ka qenë brenda godinës.

Avioni ishte nisur nga Milano në drejtim të ishullit të Sardenjës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat