Pas verës së nxehtë, kaos dhe përmbytje në Greqi dhe Itali

Evropë

Pas verës së nxehtë, kaos dhe përmbytje në Greqi dhe Itali

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas zjarreve të një vere të nxehtë duket se tani moti ka rezervuar një situatë tjetër të rëndë për Greqinë dhe Italinë.

Për shkak të shirave të dendura ato më të goditurit rëndë janë ishujt grek, Korfuz dhe Pakson.

Për shkak të fenomeneve të jashtëzakonshme të motit autoritet greke kanë njoftuar mbylljen e shkollave . Problematike është bërë situata edhe në aeroporte për këtë arsye banorët janë këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Rrugët dhe trotuaret janë bërë të pamundura për t’u kaluar nga këmbësorët.

Ndërkohë  muaji tetor gjithashtu rezulton të jetë muaji më kritik për përmbytjet në Itali. Në Italinë veriperëndimore, ka rënë një nivel reshjesh që nuk ishin parë më parë pasi mbi rreth 740 mm shi kanë rënë në vetëm 12 orë.

Megjithëse situata për sa i përket motit paraqitet kaotike, dëmet deri më tani fatmirësisht kanë qenë vetëm materiale.

Sipas agjencisë së OKB-së në 50 vitet e fundit më shumë se 2 milionë njerëz kanë humbur jetën për shkak të fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, siç janë përmbytjet dhe vala e nxehtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat