Situatë dramatike nga vërshimet në Greqi, qindra shtëpi përmbyten

Evropë

Situatë dramatike nga vërshimet në Greqi, qindra shtëpi përmbyten

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:48
Greqi

Banorët e Evias në Greqi dhe fshatrave përreth janë përballur me pasoja katastrofale, si pasojë e shiut të dendur të shtunën mbrëma, por edhe i zjarrit gjatë verës.

Shirat e dendura në zonat Agia Anna, Achlakdi dhe Kotsikia, si dhe fshatrat tjera përreth, shkaktuan dëme të konsiderueshme. Qindra shtëpi u përmbytën, ndërsa edhe rrugët u bënë të pakalueshme.

Katër persona mbetën të ngujuar në Agia Anna, ndërsa sipas kryetarit të komunës Mantoudi, Giorgos Tsapourniotis, rreth 100 persona u shpëtuan nga vërshimet që nga mbrëmja e të shtunës dhe u vërshuan mbi 200 shtëpi.

Ai për transmetuesin grek “ERT” ka folur për një “katastrofë biblike”.

“Situata është dramatike. Një mal me lloç është larguar nga fshati. Kemi qindra telefonata për të larguar ujin nga shtëpitë”, ka thënë ai.

Zëvendës-kryetari Mantoudi, Dimitris Skopelitis, ka thënë se katër të moshuar kanë mbetur të ngujuar, por janë në shëndet të mirë dhe po vazhdon operacioni për t’i shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat