Nuk gjen qetësi Greqia, dridhet sërish nga tërmeti

Evropë

Nuk gjen qetësi Greqia, dridhet sërish nga tërmeti

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Greqia vazhdon të jetë në një aktivitet të lartë sizmik. Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur ishullin e Naxos.

Dridhja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Epiqendra ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit.

Kujtojmë se Greqi, vecanësisht ishulli i Kretës prej muajsh janë goditur nga disa tërmete.

Vetëm disa ditë më parë 2 tërmete të fuqishme shkatërruan mijëra banesa duke lënë pas edhe vik tima në ishullin më të madh grek, Kretë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat