Greqia nuk gjen qetësi nga Covid, regjistrohen 27 viktima

Evropë

Greqia nuk gjen qetësi nga Covid, regjistrohen 27 viktima

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Shifra të larta infektimesh vijojnë në Greqi. Në 24 orët e fundit raportohet se janë infektuar 2,665 raste pozitive infektimi me koronavirus.  Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkrua në 689.896.

Ndërkohë fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 27 pacientë të infektuar me koronavirus.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 368 (62.8% meshkuj). 

Në mesin e pacientëve të intubuar, 323 (87.77%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 45 (12.23%) janë plotësisht të vaksinuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat