Zbulohet identiteti i të arrestuarit për vrasjen e deputetit britanik

Evropë

Zbulohet identiteti i të arrestuarit për vrasjen e deputetit britanik

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:33
Sir Davis Ames

Personi i arrestuar nga Policia pas vrasjes së deputetit britanik Sir Davis Amess, quhet Ali Harbi Ali.

25-vjeçar është duke u akuzuar për Akt Terrorist dhe policët kanë deri të premten për ta marrë në pyetje, raporton BBC.

BBC mëson se Ali ishte referuar te skema kundër-terrorizmit “Prevent” disa vjet më parë, por kurrë nuk kishte qenë person me interes për MI5.

Ali Harbi Ali është me prejardhje nga Somalia.

Ai dyshohet për vrasjen e deputetit britanik në Essex. Hetimet fillestaren lidhin këtë krim me ekstremizmin fetar. Sir David, një deputet konservator, ishte ther disa herë me thikë derisa po shkonte në një mbledhje të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat