Britani e Madhe, çmimet e karburanteve në nivelet më të larta ndonjëherë

Evropë

Britani e Madhe, çmimet e karburanteve në nivelet më të larta ndonjëherë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 13:43
Foto

Çmimi i karburanteve kanë arritur pothuajse nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të qeverisë.

”Çmimi mesatar i një litri karburant ishte dje 1,39 sterlina”, deklaroi Departamenti i Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale (RAC).

”Kjo është shifra më e shtrenjtë që nga marsi 2013”, theksoi RAC.

Çmimet janë rritur me më shumë se 26 centë për litër në 12 muajt e fundit duke shtuar 14 centë në koston e karburantit të një makine familjare me 55 litra.

RAC ia atribuoi rritjen e çmimeve të benzinës disa faktorëve duke përfshirë rritjen e kostos së naftës dhe ndikimin e TVSH-së.

Ndërkohë çmimi mesatar i një litri naftë të hënën ishte 1,43 sterlina, një rritje më shumë se 2,5 centë nga një javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat