Pas skandaleve me oligarkët rusë të lidhur me shërbimet sekrete ruse, Qiproja heq “Pasaportën e Artë’

Evropë

Pas skandaleve me oligarkët rusë të lidhur me shërbimet sekrete ruse, Qiproja heq “Pasaportën e Artë’

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Autoritet në Qipro kanë filluar procedurat për të hequr shtetësinë e dhënë për disa shtetas të huaj në kuadër të një programi të shfuqizuar tashmë të investimeve, për pajisjen e tyre me pasaporta vendase.

Megjithëse identiteti i personave që i’u është hequr shtetësia nuk është bërë i ditur, programi i “Pasaporta e Artë” ishte shumë i popullarizuar për shtetasit rusë.

Qeveria ka marrë ketë vendim pas skandaleve të publikuara nga mediat e ndryshme lidhur me këtë program, veçanërisht shfrytëzimit të këtij programi nga individë të dyshuar rusë të cilët përfituan nga “Pasaporta e Artë”.

Kohë më parë, mediat kanë raportuar se si oligarku rus i afër me shërbimet sekrete ruse FSB dhe GRU, kishte blerë tokë finlandeze me pasaportën qipriote.

Oligraku rus Igor Kesaev duke përdorur pasaportën qipriote, kishte blerë një ishull të madh në Finlandën lindore. Ai dyshohet se anashkaloi procedurën e autorizimit të kërkuar për një transaksion të tillë nga Ministria Finlandeze e Mbrojtjes.

Bashkimi Evropian kishte kritikuar vazhdimisht programin e Qipros për “Pasaporta e Artë” pasi që i njëjti iu mundësonte individëve me të kaluar të dyshimtë dhe kriminale që të përfitonin nga lëvizja e lirë dhe investimet në shtete anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat