Zëdhënësi i Kremlinit tregon kur do të takohet Putin me Vuçiqin

Evropë

Zëdhënësi i Kremlinit tregon kur do të takohet Putin me Vuçiqin

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:50
Dmitry Peskov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen shumë shpejt me njëri-tjetrin. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka treguar se detajet do të publikohen shumë shpejt.

Në një reagim për mediat në Rusi, Peskov u shpreh se dy liderët po komunikojnë ende për të detajuar takimin.  

“Po. Dhe vendi tashmë dihet. Ne do të informojmë në kohë, ndërsa nuk jemi ende gati. Do të informojmë së bashku me kolegët tanë serbë“, shtoi ai.

Më herët, Vuçiq ka njoftuar se planifikon të takohet me Putinin më 25 Nëntor për të diskutuar zgjatjen e çmimit të reduktuar të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat