Rusia mburret me raketën balistike që godet objektivin me ‘saktësi të paprecedentë’

Evropë

Rusia mburret me raketën balistike që godet objektivin me ‘saktësi të paprecedentë’

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:13
Foto

Rusia thotë se ka testuar një raketë balistike qe godet objektivin me “saktësi të paprecedentë”.

Raketa Iskanker-E u testua për një blerës të huaj të paemëruar nga prodhuesit “Rostec”.

Deri tani raketat Iskander ishin dizenjuar për të goditur objektiva në distanca relativisht të shkurtra.

Në testimin e fundit mjeti fluturues goditi objektivin 110 milje larg, tha kreu i kompanisë ruse ‘Rostec’ Bekhan Ozdoev, për agjencinë  RIA Novosti.

Ajo tha se “kjo u konfirmua na kamerat e instaluara rreth objektivit”.

“Produkti i kompanisë Rostec rezultoi përsëri një sipërmarrje pozitive,” tha Ozdoev.

Raketat e reja lëshohen nga një automjet me një ekuipazh prej tre vetësh dhe ka një rang largësie prej 300 miljesh.

Ato peshojnë pesë ton dhe janë 6 metra të gjata, me mbushje që mund të kontrollohen gjatë fluturimit,  thonë analistët amerikanë të  ‘Center for Strategic and International Studies’.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht raketa të tilla  Iskander në territorin e saj evropian të Kaliningrad, me objektiv kundërsulm me forcat e NATOs.

Armenia është blerësja e parë e këtyre raketave disa vjet më parë dhe më pas ato u shitën te aleati tjetër madhor i aramtimeve ruse, Algjeria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat