I shpojnë me gjilpëra në klube, kur përmenden vajzat s`mbajnë mend çfarë u ka ndodhur

Evropë

I shpojnë me gjilpëra në klube, kur përmenden vajzat s`mbajnë mend çfarë u ka ndodhur

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:42
Foto

I shpojnë me gjilpëra nëpër klube, u injektojnë diçka e kur zgjohen, nuk e kujtojnë dot se çfarë u ka ndodhur paskësaj.

Incidente të shumta të këtij lloji janë raportuar në Mbretërinë e Madhe, e kjo ka shtyrë policinë në Nottingham, West Yorkshire dhe Skoci të nisë hetime.

BBC thotë se Zara Owen, studente e vitit të parë në Universitetin e Nottinghamit kishte humbur ndjenjat teksa kalonte një natë jashtë me shoqërinë e saj.

Kur u zgjua, në këmbë kishte një dhimbje të mprehtë. Ajo mban mend vetëm momentet që hyri në klub dhe porositi një pije. Shoqja e dhomës i tha më vonë se e gjeti në gjumë tek shkallët e banesës së tyre.

Edhe një 19-vjeçare në Nottingham – e cila nuk pranoi të identifikohej, rrëfeu se ka ndjerë “një pickim në pjesën e pasme të krahut “, e paskësaj, i ra të fikët.

Deri tani, vetëm një 20 vjeçar në këtë zonë është arrestuar për një incident me gjilpërë, por është lënë i lirë me kusht.

Përpos injektimit në trup, janë raportuar edhe raste kur viktimave të këtyre incidenteve u është hedhur diçka në pije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat