Mbreti që desh e rrezikoi mbretërinë për shkak të dëshirave seksuale

Evropë

Mbreti që desh e rrezikoi mbretërinë për shkak të dëshirave seksuale

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 06:33
Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, morri një ineksion të hormoneve femërore, pasi dëshira e tij për seks përbënte rrezik për vendin.

Ish-komisari i policisë Jose Manuel Villarejo (71), i cili po gjykohet për shantazh dhe korrupsion, pretendon se ish-mbretit i është shënë drogë nga shërbimi sekret spanjoll për të “ulur libidon e tij”, shkruan The Sun

Villarejo tha në seancën parlamentare se ish-monarku i turpëruar, i cili tani jeton në një hotel luksoz në Abu Dhabi, mori bllokues të testosteronit nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij u kategorizua si një problem që më në fund duhet të ndalet për shkak të pasionit të tij të zjarrtë.

Ligjvënësit qeshën me zë të lartë me akuzat dhe besojnë se historia e tij i ngjan skenarit të filmit të fundit të James Bond.

Ai pretendon se ish-kreu i Qendrës Kombëtare të Inteligjencës (CNI) dhe një aleat i ngushtë i ish-monarkut Felix Sansa Roldan qëndron pas idesë së supozuar.

Megjithatë, Roldan mohoi se kishte ndonjë rol në dhënien e hormoneve për mbretin që kishte epsh të lartë, duke thënë se ai e mësoi këtë vetëm përmes lajmeve.

Ai u filmua nga Villarejo në vitin 2016, pasi ai pranon se njerëzit nga familja mbretërore i dhanë Juan Carlos shumë hormone femërore.

Besohet se mbreti Juan Carlos ka pasur deri në pesë mijë dashnore në jetën e tij.

“I morën gjithçka, ai nuk mund të ishte me gruan e tij”, tha një biznesmene që kishte një lidhje me të nga viti 2004 deri në 2009 gjatë sundimit të tij.

Ish-zonja është përfshirë në një betejë ligjore me të dhe një CNI spanjolle mes një rasti të pastrimit të parave në Zvicër dhe pretendimit të saj se ajo ishte vënë në mënyrë të paligjshme nën vëzhgim.

Megjithatë, lajmi për dëshirën seksuale të mbretit nuk është gjë e re.

Historia e tij u bë e njohur pasi shkrimtari dhe historian ushtarak spanjoll Amadeo Martinez Ingles shkroi librin e titulluar “Juan Carlos: Mbreti i 5000 dashnoreve”, duke publikuar kështu prova të historisë së tij seksuale dhe duke e portretizuar mbretin si të varur nga seksi.

Libri pretendon se kishte pasur 62 dashnore në vetëm 6 muaj, dhe gjatë “periudhës së tij pasionante” midis 1976 dhe 1994, mbreti flinte me 2154 gra, disa prej të cilave edhe ishin të martuara.

Ekspertja e familjes mbretërore spanjolle Pilar Airi konfirmoi pretendimin e Martinez Ingles se ish-mbreti u përpoq të flinte me Princeshën Diana kur ajo ishte 25 vjeç.

Disa nga dashnoret e tij më të famshme dyshohet se ishin filantropistja danezo-gjermane Corina Larsen, këngëtarja spanjolle Sara Montiel, guvernatorja belge Lilian Sartiu, Princesha italiane Maria Gabriela de Savoy…dhe shumë emra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat