Nëna 20 vjeçe dhe e dashura e saj 28 vjeçe akuzohen për vrasjen e të bijës 16-muajshe

Evropë

Nëna 20 vjeçe dhe e dashura e saj 28 vjeçe akuzohen për vrasjen e të bijës 16-muajshe

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:35
Frankie Smith, 20 vjeçe, dhe Savannah Brockhill, 28 vjeçe

Një nënë dhe e dashura e saj më e moshuar po akuzohen për vrasjen e vajzës së saj 16-muajshe, u tha në një gjykatë britanike të martën.

Frankie Smith, 20 vjeçe, dhe Savannah Brockhill, 28 vjeçe, të cilat kanë mohuar se e kanë vrarë vajzën e vogël, të quajtur Star Hobson, thuhet se kanë përdorur lëvizje të mundësve kundër vogëlushes.

Në Gjykatën Mbretërore të Bradfordit u tha se dy të dyshuarat e detyronin fëmijën që të qëndronte me shikim nga muri, nëse nuk sillej mirë, një ndëshkim që thuhet se i kishte tmerruar të afërmit, shkruan Daily Mail.

Motra e të dyshuarës më të re, Alicia Szepler, dha dëshmi me dënesë përderisa tregonte se si çifti i lesbikeve e godiste dhe e shtrëngonte në fyt fëmijën.

Në gjykim dëshmoi edhe nëna e të dyshuarës, Yvonne Spendley, e cila tha se u ndie e sëmurë, kur vogëlushja ishte detyruar që të qëndronte me shikim nga muri, kur e kishte refuzuar ushqimin.

U dhanë edhe dëshmi se çifti kishte bërë disa kërkime në “Google” para se vogëlushja të vdiste. Në mesin e pyetjeve të shtruara në internet ishin edh: “Sa gjatë mund të qëndrojë trupi pa gjumë”, “sa gjatë mund të qëndroni të ulur në të ftohtë” dhe “çfarë i lehtëson të mavijosurat dhe të ënjturat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat