Tragjedi në Itali/ Pacienti me Covid "arratiset" nga spitali dhe vret të birin

Evropë

Tragjedi në Itali/ Pacienti me Covid "arratiset" nga spitali dhe vret të birin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor).

Një 48-vjeçar i shtruar në një spital të Romës,pasi ishte i infektuar me Covid-19,  u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi të birin e tij 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve të deritanishme , krimi mund të jetë një akt , nëpërmjet të cilit autori ka tentuar të hakmerret ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijës së tij.

Vrasësi i fëmijës ishte njoftuar nga  një vendim gjykate, që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi, gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, raportojnë mediet italiane.

Mësohet se autoritete italiane po kërkojnë nëse autori ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat