COVID-19 në Itali, 9.709 të infektuar dhe 46 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Itali, 9.709 të infektuar dhe 46 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Në Itali janë regjistruar 9.709 persona të infektuar.

Nga të dhënat e publikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë, saktësohet se për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 46 persona. Norma e pozitivitetit është 2%, ndërsa në terapitë intensive në të gjitha spitalet e vendit ndodhen 520 pacientë.

Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4345 ose 95 më shumë se dje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 148,760 janë aktualisht pozitivë me Covid në Itali, 5,359 më shumë në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat