Presidenti i Rusisë merr dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

Evropë

Presidenti i Rusisë merr dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë një dozë përforcuese të vaksinës ruse Sputnik Light kundër COVID-19, sipas mediave shtetërore.

69-vjeçari u vaksinua me vaksinën e parë Sputnik V, më 23 mars dhe të dytën më 14 prill, megjithëse në atë kohë ai refuzoi të tregonte se cilën vaksinë kishte marrë, shkruan BBC.

Unë u rivaksinova dy orë më parë. Nuk ndjej asgjë. Jam në gjendje normale. Gjithçka është në rregull,” u tha Putin gazetarëve.

Vetëm 44% e popullsisë së Rusisë është pjesërisht e vaksinuar kundër COVID-19, me rreth 37% që besohet se është plotësisht e vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat