Deputetes britanike iu është thënë të mos e sjellë fëmijën e saj në parlament

Evropë

Deputetes britanike iu është thënë të mos e sjellë fëmijën e saj në parlament

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:01
Stella Creasy

Një deputete britanike ka thënë se “do të duhej të jetë e mundur që të përzihen politika dhe jeta prindërore”, pasi i thanë se nuk mund të ulet në parlament me djalin e saj tremuajsh.

Sipas BBC, Stella Creasy nga partia e Punës u informuar se ishte kundër rregullave për të sjell një fëmijë në një debat në Westminster Hall pasi e bëri një gjë të tillë të martën.

Ajo tha se ky ishte “lajm për të” pasi mori pjesë në debate edhe në të kaluarën me një fëmijë dhe bëri thirrje për një rishikim.

House of Commons tha se ishte “në komunikim” me deputeten Creasy.

Creasy tha për BBC se e kishte marrë rregullisht djalin e saj – të cilin po e ushqen me gji – dhe para tij vajzën e saj, në dhomën e Commons.

Por pasi u shfaq me djalin e saj në Westminster Hall në martën, ajo mori një e-mail nga sekretari privat për kryetaren e komitet të Mënyrave dhe Mjeteve, Dame Eleanor Laing, e cila tha se kjo nuk ishte në përputhje me rregullat e rregullat e publikuara së fundmi mbi “sjelljen”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat